Categories Lajme

Ndalohet shqipëtari i cili…

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së sotme shqiptarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së afganit me thikë mbrëmjen e së shtunës në mes të Athinës.

Viktima ndodhej në rrugët qendrore Menandru dhe Sofokleus, në Omonia kur dy persona kanë ndaluar afër motorin ndërsa njëri ka zbritur duke e qëlluar me thikë afganin. Sipas medias greke, viktima u qëllua tri herë me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Afgani u qëllua 3 herë me thikë në orën 20:30 të datës 22 dhjetor, në kryqëzimin e rrugëve “Sofocleous” dhe “Menandrou”. Pasi u la i vdekur në vend, atentatorët u larguan menjëherë me motorin e tyre, duke shfrytëzuar errësirën e zonës.

Shkaqet e ngjarjes ende janë të paqarta, por dyshohet paraprakisht se vrasja ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të përbashkëta të drogës.

Nuk jepen detaje për identitetin e shqiptarit, ndërkaq hetimet vijojnë me intensitet të lartë deri në zbardhjen e plotë të sulmit me thikë ku humbi jetën afgani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME