Categories Lajme

Ndarja nga jeta e majorit Xhevahir Jazaj në Afganistan/ Peleshi, komunikim të drejtpërdrejtë me kontigjentin shqiptar në Herat e Kabul

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i shprehu sot ngushëllimet më të sinqerta familjes së majorit Xhevahir Jazaj, i cili u nda nga jeta gjatë një misioni në Afganistan.

Peleshi u shpreh se, “largimi nga jeta i një ushtaraku, aq më tepër në mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së majorit Xhevahir Jazaj”.

Peleshi zhvilloi edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul me të cilët ndau ngushëllimet për humbjen e shokut të tyre dhe i siguroi se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre.

“Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre”, tha Peleshi.

Ai u shpreh se “ata janë krenaria jone në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME