Categories Lajme

Ndarja nga jeta e Princit Philip, Meta mesazh ngushëllimi…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut, të cilën e konsideron një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash. “Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike, duke luajtur një rol kryesor sidomos në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe përkushtuar në veprimtaritë e tij shembullore humanitare.”– shkruan Meta në mesazhin e tij.

Postimi i plotë: I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta i Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut, bashkëshorti i Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabetë dhe një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash.

Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike, duke luajtur një rol kryesor sidomos në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe përkushtuar në veprimtaritë e tij shembullore humanitare.Duke u shprehur ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Madhërisë  së Saj, Familjes Mbretërore dhe popullin britanik, lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME