Categories Lajme

Ndarja nga jeta e profesor Adem Mezinit/ Meta mesazh ngushëllimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të profesorit të Historisë Adem Mezini. Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit shkruan se ka ruajtur kujtime të paharrueshme si një ish-student i Prof.Dr. Adem Mezinit, një profesori me zërin e veçantë e imponues, që i kthente në leksion jete edhe momentet e qëndrimit me të jashtë auditorëve.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës: Ndihem thellësisht i keqardhur për ndarjen nga jeta të pedagogut veteran të Departamentit të Historisë dhe njërit prej Profesorëve të mi shumë të dashur e të respektuar, Prof.Dr.Adem Mezinit.

Ndihem me fat, që kam qenë ish-student e mik i Prof.Dr. Adem Mezinit dhe ruaj kujtime të paharruara, jo vetëm për aftësitë e Tij të spikatura pedagogjike, por edhe për komunikimin tepër të ngrohtë e njerëzor, si një erudit brilant, i cili rrezatonte kurdoherë mençuri e mirësi dhe që me zërin e veçantë e imponues, na i kthente në leksion jete edhe momentet e qëndrimit me të jashtë auditoreve.

Ndaj dhimbjen e madhe dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Mezini, të afërmve, gjirokastritëve të Tij të dashur, komunitetit të nderuar të historianëve, si dhe të gjithë brezave të studentëve të edukuar prej Tij! Lamtumirë i dashur Profesor! Të preheni në paqen e merituar dhe i paharruar kujtimi Juaj!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME