Categories Lajme

Ndërpritet gjyqi ndaj kriminelit famëkeq Franc Çopja. Shkak bëhen….pleshtat

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtesën Justitia në Evere, u ndërpre për 24 orë të hënën për shkak të pranisë së pleshtave në sallën e gjyqit.

Një nga anëtarët e jurisë vuri re një plesht që i zvarritej të akuzuarit në krah. Pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi të shtyjë seancën “për të marrë masat e nevojshme”.

“Kjo po shkon shumë larg,” deklaroi kryetarja e trupit gjykues, Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

“Nuk dua të vë askënd në rrezik, as anëtarët e jurisë, as avokatët, as të pandehurit, askënd,” shtoi ajo, duke justifikuar shtyrjen e seancës. Gjykata u këshilloi të gjithë të përfshirëve që të lajnë rrobat e tyre në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer.

Sistemi i drejtësisë belge në krizë

Sipas mediave belge, sstemi i drejtësisë në Belgjikë po përballet me vështirësi serioze, ndërsa vendi duket se po humbet terren në luftën kundër drogës. Gjykatat e mbingarkuara dhe burgjet e mbipopulluara po nxisin shqetësime se situata po del jashtë kontrollit.

Gjyqi i Franc Gergely (Çopja) dhe 8 të pandehurve të tjerë nisi më 5 janar. Ata akuzohen për vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Të dy klanet mafioze përmenden në hetimet për trafikim të gjerë të kokainës. Hetuesit arritën të identifikojnë të dyshuarit pasi depërtuan në shërbimin e mesazheve të koduara Sky ECC.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME