Categories Lajme

Ndërrimi i viteve, çmenduri me trafikun në qytetin e Vlorës (Video)

Çmenduri me trafikun në Vlorë. Ardhja e emigrantëve ka shkaktuar trafik në disa zona të qytetit, kryesisht në bulevard, Lungomare dhe rrugën Transballkanike. Po ashtu edhe blerjet në ditën e fundit të vitin ka tejmbushur akset rrugore të qytetit me makina.

E pamundur të qarkullosh me makinë në çdo segment rrugor të Vlorës. Kritike nga trafiku situata në Transballkanike Bulevardin e Vlorës si dhe në Lungomare. Ndërkaq mësohet se 340 persona kanë mbërritur ditën e sotme në portin e Vlorës. Ata janë kryesisht emigrantë të cilët kanë vendosur të kalojnë ndërrimin e viteve pranë familjarëve të tyre.

Vetëm gjatë javës së fundit në portin e Vlorës kanë mbërritur mbi 5 mijë persona ku dita me fluksin më të lartë ishte data 25 me 1500 persona. Sa i përket numrit të ikjeve afro 1 mijë persona kanë dalë nga porti i Vlorës.

Sakaq Policia bën me dije se ka marrë masat me shërbime të përforcuara në të gjithë territorin, nga spitali bëhet me dije se janë shtuar ambulancat në terren si dhe ekipet do të jenë të gatshme 24 orë. Sa i përket aktiviteteve mbrëmjen e sotme bashkia e Vlorës la organizuar një koncert në qendrën historike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME