Categories Kuriozitete

Ndërroi jetë pas betejës me kan.ce.rin, i fejuari martohet me kufomën e saj

Një vajzë e re humbi jetën pas humbjes së bertejës me kancerin e gjirit. Por burri i saj për të treguar dashurinë që kishte për të fejuarën e tij vendosi të martohej me kufomën e saj gjatë ceremonisë së funeralit. Me zemër të thyer, 35-vjeçari Xu Shinan pa të fejuarën e tij Yang Liu me fustan të bardhë në arkivolin e rrethuar nga 169 buqeta me trëndafila rozë, ndërsa Xu Shinan lexoi premtimet e tij të dasmës për të.

Ceremonia prekëse u mbajt mëngjesin e të shtunës në provincën Dalian të Kinës Lindore dhe të pranishëm ishin familjet dhe miqtë e çiftit. Ndër të tjera, Xu u shpreh përpara trupit të pajetë të partneres së tij: “Grua, të lutem mos u shqetëso! Pjesa tjetër e jetës sime vërtet do të jetë e mbushur me dhimbje, por unë nuk do të dorëzohem kurrë.”

Yang ndërroi jetë në 14 tetor, në moshën 34 vjeçare, pasi luftoi me kancerin për pesë vjet e gjysmë. Xu tregoi se nuk ishte larguar për asnjë çast nga trupi i pajetë e Yang për shtatë ditë nga vdekja e saj, e cila është pjesë e një tradite kineze për të respektuar personat që ndahen nga jeta. Ai tha: “E fejuara ime më tha se askush nuk duhet të qante nëse ajo do të vdiste. Po i mbaja lotët, por ku trupi i saj u dërgua për t’u djegur, nuk munda dot më.” Historia e trishtë e çiftit ka prekur mbarë botën dhe është shpërndarë në shumë media të njohura ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME