Categories Lajme

‘Ndërrojnë mendje’ socialistët, nuk do të marrin 74 mandate. Drejtuesit e qarqeve rrisin shifrat, nxjerrin tabelën dhe binden që fitojnë më shumë!

Prej ditësh tashmë Partia Socialiste, e cila drejton edhe qeverinë, ka ‘ndezur’ motorët për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e përgjithshmme parlamentare të datës 25 prill. Një ditë më parë kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur sërish drejtuesit politikë të PS në selinë rozë. Rama i ka lënë porosi të vetëve daljen në fushatë dhe zgjidhjen e problematikave të raportuara prej qytetarëve Ndërkohë që sot janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me diskutimet që janë zhvilluar, ku siç duket socialistët e kanë rritur edhe më shumë objektivin për numrin e mandateve që do të fitojnë.

Mësohet se brenda mbledhjes është diskutuar se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate. Madje drejtuesit e politikë në PS, kanë bërë një tabelë përllogaritëse para strukturave, ku kanë matur sesa vota mund të sigurojnë në çdo qark dhe në përfundim u ka rezultuar se arrijnë të marrin 80 mandate. Sipas mazhorancës “veriu ka më së shumti nevojë të përmirësohet, ndërsa në kryeqytet qytetarët janë më të kënaqur.” Pas 7 vitesh në qeveri, socialistët po ashtu kanë garantuar se tashmë, po bëjnë maksimumin për të rritur cilësinë e shërbimeve në të gjitha bashkitë dhe zyrat duke përmirësuar marrëdhëniet me publikun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME