Categories Kuriozitete

Ndërron jetë 10-vjeçarja me trupin e plakur të një 80-vjeçareje

Një vajzë e vogël trupi i së cilës i ngjante asaj të një 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rrallë, tragjikisht ka ndërruar jetë.

Rasti i ukrainases Iryna ‘Irochka’ Khimich është krahasuar me personazhin e trilluar të filmit  “Benjamin Button” me aktorin Brad Pitt, i cili lind si një burrë i vjetër dhe jo me trupi e një bebeje.

10-vjeçarja tragjike Khimich ishte një artiste e talentuar që shiste pikturat e saj për të financuar trajtimin e mëtejshëm mjekësor në SHBA, dhe po planifikonte të hapte një ekspozitë në Francë kur papritur ndërroi jetë.

Iryna Khimich, vuante nga progeria, një gjendje e rrallë gjenetike që i bën fëmijët të plaken me shpejtësi të madhe. Ajo ishte fëmija i vetëm që vuante nga kjo sëmundje në vendin e saj.

Nëna e saj zemërthyer Dina, 39 vjeçe, njoftoi dje në rrjetet sociale: “Irochka ka vdekur. Zemra e saj ndaloi dje. Më vjen keq Rreze Dielli, nuk mundëm të të shpëtonim këtë herë”.

Doktorët thonin se trupi i saj plakej çdo vit sa për thuajse një dekadë.

Biznesmeni ukrainas Andrey Zdesenko, i cili kishte ndihmuar për trajtimin e saj shkruante: “Irochka Khimich ka shkuar në qiell. “Një vajzë unike, e dobët dhe e talentuar, e cila luftoi me guxim për dhjetë vjet me sëmundjen e rrallë e të progeria.

“Ajo kishte kaq shumë dritë, dashuri dhe sinqeritet brenda saj”. “Sa të shkëlqyeshme e shihte botën, dhe gjithçka nxitonte ta shprehte në pikturat e saj”. Nëna e saj tregonte më herët pasojat e sëmundjes së të bijës dhe vendimet e vështira që duhet të merrte: “Po rrezikoj që ajo të jetojë me trajtimet mjekësore. Nuk e di si do të reagojë trupi i saj, por dua që të mbetet gjallë. Është si të jetosh në një fuçi baruti. Zgjohesh në mëngjes dhe thua ‘Falemnderit Zot’”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME