Categories Lajme

Ndërron jetë Gilberto Benetton themeluesi i “Gruppo Benetton”

Vdes në moshën 77 vjeçare Gilberto Benetton, pas një sëmundje të gjatë, i cili bashkë me vëllezërit Luciano, Giuliana e Carlo kishte themeluar “Gruppo Benetton” në vitin 1965.

I sëmurë për një kohë të gjatë, Benetton ishte shtruar disa ditë më parë në Trevizo për pneumoni dhe kushtet e tij u përkeqësuan edhe më shumë.

Ai ka qenë zëvendëspresident i “Edizione Srl”, i “Autogrill”, këshilltar i “Gruppo Benetton”, i “Atlantia”, “Mediobanca”, “Pirelli & C.” dhe “Allianz”.

Nga viti 2012 ai ishte bërë pjesë e “Italian Basket Hall of Fame” për sukseset e arritura me “Benetton Pallacanestro Treviso”.

Më 10 korrik vdiq më i riu nga katër vëllezërit, Carlo, në moshën 74 vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME