Categories Lajme

Ndërtimet pa leje/ Ndryshojnë emrat e pronarëve dhe sipërfaqja e parcelës në leje legalizimi

Këshilli i Ministrave ka bërë një numër të konsiderueshëm ndryshimesh në disa vendime të mëparshme të qeverisë, me anë të të cilëve u është njohur personave që kanë kryer ndërtime objektesh pa leje e drejta për t’i legalizuar ati sipas ligjit për legalizimet.

Sipas propozimit të ardhura në qeveri nga ana e zëvendëskryeministrit Erjon Braçe, janë rishikuar vendimet në përputhje me ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, shkronjën “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar dhe nenin 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Është konstatuar se në rastet e korrigjuara ka patur parregullsi ose shkelje të qëllimshme të ligjit, për çka zyrtarë të caktuar do të mbajnë përgjegjësi. Këto raste janë konstatuar në 41 Vendime të mëparshme të Këshillit të Ministrave, që janë miratuar në harkun kohor të viteve 2008 deri 2017.

Si pasojë, janë marrë këto masa: ndryshojnë emrat e përfituesve, ndryshon konfigurimi i parcelës ndërtimore të legalizuar ose ndryshon zona kadastrale e parcelës. Por në shumë raste është kryer edhe anulimi i dhënies së lejes së legalizimit, duke qenë se janë konstatuar shkelje të kushteve ligjore.

Gjatë vitit të kaluar, ALUIZNI raportoi se ui ka kaluar të drejtën e pronësisë së parcelave ndërtimore 1.883 objekteve të ndërtuar pa leje. Kjo e çon në mbi 166 mijë numrin total të legalizimeve që prej nisjes së këtij procesi. Sa për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ALUIZNI raporton se është ecur me ritme të shpejta, me një mesatare prej rreth 2.500 legalizimesh në muaj. Në total janë miratuar 30.151 leje legalizimi.

Listën e plotë me emrat e gjeni të botuar në gazetën Shqiptarja.com në print

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME