Categories Lajme

Emri\ Ndërtoi në tokë shtetërore pa leje , arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

Një 49-vjeçar është vënë në pranga për shkak të një ndërtimi pa leje në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë. Bëhet me dije se 49-vjeçari po kryente punime në një tokë shtetërore, pa lejen e institucioneve përgjegjësese, në zonën e quajtur “Kalaja”.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një mjet tip ekskavator në lumin Shushicë, i cili përdorej për gërryerjen e lumit dhe marrjen e inerteve në mënyrë të jashtëligjshme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i Paligjshëm”.

Vlorë/Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Vlorë, vihet në pranga 49-vjeçari Andon Danaj . Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje, në vijën bregdetare, në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë. Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi  Andon Danaj. kishte nisur të ndërtonte një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME