Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në Sarandë, arrestohet 51-vjeçari

Një person është vënë në prangat e policisë së Sarandës për shkak se akuzohet për ndërtim pa leje. I arrestuari është A. C., 51 vjeç, pasi akuzohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, në Ksamil.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që  ndërtojnë pa leje. Ndërtoj pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, vihet në pranga 1 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me IVMT bashkia Sarandë, kanë konstatuar në lagjen nr.1, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit A. C., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, Ksamil. Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME