Categories Lajme

Ndërtoi pa leje një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, pranga 30-vjeçarit në Berat

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt tre katësh në lagjen “Barrikadë” që do të funksiononte si hotel.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen “Barrikadë”, kanë kryer kontrolle në këtë zonë. Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi A. G. kishte ndërtuar pa leje, një objekt trekatësh, të destinuar si hotel.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Berat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME