Categories Lajme

Ndërtuan pa leje, vihen nën hetim dy qytetarë në Vlorë

Dy qytetarë janë vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pasi kanë ndërtuar pa leje në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë qytetari P.S banues në lagjen 1 Maji ka ndërtuar pa leje në pronën e tij ndërsa S.M 68 vjeç, banues në fshatin Dhërmi do përballet me vepren penale të ndërtimit të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatin të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së parë Vlorë, për shtetasin P. S., banues në lagjen “1 Maji”, pasi është konstatuar se ka ndërtuar në pronën e tij, pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:

– J. G., 48 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e shtetasit J. G., shtetasja L. B., 35 vjeçe, se 48-vjeçari nuk ka respektuar vendimin e datës 08.02.2022, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, sipas të cilit është vendosur që vajza e tyre t’i lihet për rritje dhe edukim nënës.

– S. M., 68 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar se ka ndërtuar në pronën e tij, pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME