Categories Lajme

Ndezën zjarre dhe dogjën 3 hektarë tokë, procedohen penalisht dy autorët e dyshuar

Dy persona janë proceduar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, nga policia e Matit, pasi dyshohet se kanë djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Policia njofton se shtetasit me iniciale R.N. dhe M.K., kanë ndezur dy zjarre në njësinë Administrative Komsi, për djegien e disa mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë shkrumbuar rreth tre hektarë tokë me bimësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht.

Njoftimi i policisë:

Mat/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, Policia identifikon 2 autorë zjarrvëniesh.

Ndezën 2 zjarre dhe shkaktuan djegien e rreth 3 hektarë tokë me bimësi, Policia nis procedimin penal për 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas njoftimit të marrë për dy vatra zjarri në njësinë Administrative Komsi, janë nisur menjëherë bashkë me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale janë identifikuar të 2 autorët e këtyre zjarrvënieve dhe konkretisht;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij Komisariati, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit R.N.,  dhe M.K., të dy banues njësinë administrative Komsi,  pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME