Categories Lajme

Ndezësi i temjanit kinez i shekullit të 17-të shitet për 4.9 milionë $

Një tas bronzi që ishte duke u përdorur nga një familje për të mbajtur topat e tenisit, është shitur për 4.9 milionë dollarë.

Ekspertët nga ankandet zvicerane (Ankandet e Kollerit) po vlerësonin sendet në shtëpinë e familjes kur ata vunë re tasin, një ndezës temjani prej bronzi.

“Kur e panë tasin, ata u mahnitën dhe thanë se një gjë të tillë nuk e kishin parë kurrë më herët”, tha për CNN Karl Green, kreu i marrëdhënieve me median dhe marketingun, për Koller Auctions.

Tasi i rrallë, besohet se i përket fundit të shekullit të 17-të dhe i përkiste familjes zvicerane prej vitesh pasi u soll në Evropë pas një udhëtimi në Kinë.

Sipas Green, familja e e kishte ofruar këtë tas edhe në Gjermani në një muze por ama nuk ishte pranuar aty duke u cilësuar si një objekt pa kurrëfarë vlere.

Një shtëpi britanike ankandesh, gjithashtu nuk e pranoi artikullin pasi kishte parë fotot e tij, duke supozuar se ishte e shekullit të 19-të.

“Pas gjithë kësaj, (familja) mendoi se nuk vlente shumë, por duke qenë se ata vetë e pëlqenin atë vendosën ta shfaqin atë kudo.

Pasi u ble nga  Ankandet e Kollerit ,ndezësja e temjanit shkaktoi eufori kur u shfaq në një panair antikuarësh në Kinë.

Duke e krahasuar me temjane të ndryshme nga vende të ndryshme e përkatësi kohore të ndryshme arrihet në përfundimin se kjo mbajtëse temjani është shitur shumë më shtrenjtë se gjithë të tjerat.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME