Categories Lajme

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, procedohet 40 vjeçarja në Shëngjin, flakët përhapen dhe djegin barishte dhe kullota

Një grua është proceduar penalisht si zjarrvënëse në Ishull të Shëngjinit. Ajo ndezi zjarr në oborrin e banesës, por flakët u përhapën duke djegur sipërfaqe me barishte e kullota.

Ndërkohë një 40-vjeçar i arrestua në rrugën Shëngjin-Lezhë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Ai rezultoi se ishte i dehur.

Njoftimi i policisë: DVP Lezhë Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, procedohet penalisht 1 shtetase. Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. P., 40 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, rrugën Shëngjin-Lezhë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Gjatë verifikimit të kryer nga shërbimet e Policisë, rezultoi se 40-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/ l. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, proceduan penalisht shtetasen Z. T., banuese në Ishull Shëngjin.

Kjo shtetase ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME