Categories Lajme

Ndihma ekonomike nuk ka më tavan! Bonusi i bebes tashmë ligj! Të GJITHA ndryshimet e ‘asistencës sociale’

Kuvendi miratoi ligjin e ri të asistencës sociale, i cili parashikon konsolidimin e tre programeve të mbrojtjes sociale. Ligji parashikon heqjen e kufirimit maksimal për masën e ndihmës ekonomike, duke krijuar mundësi për rritjen e përfitimit për familjet me shumë fëmijë. Ligji i ri i sapo miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë parashikon edhe shtrirjen e reformës për personat me aftësi të kufizuar, për të cilët do të bëhet vlerësimi bio-psiko-social për përfitimin e pagesave që ata përfitojnë nga shteti. Përfshihet në ligjin e ri të asistencës sociale edhe bonusi i bebes.Gjatë fjalës në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ligji i ri për asistencën sociale ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetësës së familjeve në nevojë, grupeve të marxhinalizuara dhe individëve me aftësi të kufizuara për riintegrimin e tyre denjësisht në shoqëri.

“Risitë në ligjin e ri për asistencën sociale fillojnë nga adresimi i problematikës shumëvjeçare për lehtësimin e procedurave në dhënien e ndihmës ekonomike tek përfituesit, duke ja ngarkuar këtë përgjegjësi Shërbimit Social Shtetëror dhe duke hequr këshillat bashkiakë nga përgjegjësia për miratimin e listës, që me reformën e realizuar krijonte vetëm vonesa tek përfituesit, pasi çdo verifikim me sistemin elektronik behët online dhe lista procesohet online”, tha Manastirliu gjatë prezantimit të ndryshimeve në ligjin për asistencën sociale në Kuvend.

Duke theksuar Manastirliu tha se reforma e re e ndihmës ekonomike me formulën e re të pikëzimit, me sistemin dixhital, dha impakt direkt tek përfituesit, Manastirliu tha se ligji i ri krijon mundësinë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike për familjet me shumë fëmijë.

“Ky ligj heq tavanin e përfitimit të ndihmës ekonomike prej 8000 lekësh, duke hapur rrugën më shumë se 2000 familjeve të përfitojnë masën e mbulimit edhe subvencionet”, tha Ministrja.

Në thelb të këtij ligji mbetet mbështetja e më të varfërve dhe strategjia e daljes nga skema e ndihmës ekonomike e familjeve me anëtarë në moshë pune, nëpërmjet punësimit të qëndrueshëm. Parashikohet që kjo skemë të mbështesë individet dhe familjet të punësohen apo të përfitojnë trajnime profesionale për të rritur të ardhurat dhe për t’u riintegruar, në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

Projektligji i ri i asistencës sociale përfshin edhe dy programe të tjera sociale, programi i aftësisë së kufizuar dhe bonusi i bebes.

“Ky ligj parashikon sistemin e ri të vlerësimit bazuar në modelin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar. Ligji përcakton se e drejta e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar garantohet si një e drejtë që në rastet e punësimit të personit me aftësi të kufizuar, përfitohet deri në 4 vite, krahas pagës. Kjo nuk do të thotë që personi me aftësi të kufizuar do të humbasë të gjitha përfitimet e aftësisë së kufizuar për shkak të punësimit, pasi do të trajtohet me të gjitha pagesat e tjera të tilla si pagesa e ndihmësit personal, kompensime, paketa higjieno-sanitare gjatë gjithë kohës”, tha Manastirliu gjatë fjalës në Kuvend.

Përfshihet në ligjin e ri të asistencës sociale edhe programi i bonusit të bebes për çdo të porsalindur: 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë të reja për fëmijën e tretë. Përfshirja e bonusit të bebes në ligjin e asistencës sociale jo vetëm mbeshtet direkt familjet e reja me pagesën për çdo të porsalindur por është edhe politike pro-lindshmërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME