Categories Lajme

Ndihmuan në arrestimin e atentatorit në metronë e New York-ut, policia shpërblen 5 persona

Pesë personat që me informacionet e tyre ndihmuan në arrestimin e atentatorit në metronë e New York, do të ndajnë mes tyre shpërblimin prej 50 mijë dollarësh të premtuar nga policia .

“Qytetarët janë personat për të cilët punojmë por ndonjëherë janë dhe aleatët tanë më  të mirë”. Me këto fjalë, kreu i policisë së New York Kishant Seuell theksoi rëndësinë e detajeve të vogla që në situata të tilla si ajo e atentatit në metro, janë thelbësore.

Fal këtyre detajeve u mundësua arrestimi i Frank James, 62 vjeç, afro-amerikan i akuzuar për terrorizëm pas sulmit në metro ku mbetën të plagosur 29 persona.  Brenda stacionit të metrosë, telekamerat e sigurisë nuk funksiononin atë ditë, dhe policia ofroi një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për këdo që jepte informacione që do të çonin në arrestimin e autorit të sulmit.

U kontrolluan filmimet e dëshmitarëve dhe çdo e dhënë. Frank James u identifikua nga një kalimtar i cili ishte ulur në një restorant pranë vendngjarjes. Dhe aktualisht janë pesë persona që do të ndajnë mes tyre shpërblimin prej 50 mijë dollarësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME