Categories Lajme

Ndjekje si nëpër filma në rrugët e Tiranës, arrestohet 18-vjeçari i “kamufluar” si polic

Policia e Tiranës ka ndjekur për rreth 1 orë në rrugët e kryeqytetit një 18-vjeçar, dhe më pas ka arritur ta arrestojë atë për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.Policia publikon pamjet e aksionit si nëpër filma në rrugët e Tiranës, ku ka arritur ta kapë të riun vetëm pasi ka bllokuar të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit.Në pranga ka rënë shtetasi V. H., i cili kishte marrë vetëm 24 orë më parë patentën dhe ishte kamufluar si polic, pasi gjatë kontrollit i janë u gjetur disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.Njoftimi i policisë:Tiranë,Rrugorët e kryeqytetit ndjekin për rreth 1 orë dhe prangosin një 18-vjecar, për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.Gjatë patrullimeve policore parandaluese, nga efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetem nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.Patrullat e ndoqën përreth 1 orë drejtuesin e mjetit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, deri sa arritën ta ndalonin dhe arrestonin atë në kushtet e flagrancës, vetëm pasi bllokuan të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit. Arrestimi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli në automjetin e 18-vjeçarit me iniciale V. H, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjetin, u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.Gjithashtu, nga verifikimet për nivelin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, në orët e para të mëngjesit, u konstatua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar një autobuz për transport pasagjerësh me leje drejtimi të falsifikuar dhe nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi.Ndërkohë, vijojnë patrullimet dhe kontrollet pa ndërprerje për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejëtsi mbi normat e lejuara, 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për mosbindje ndaj shenjës “Ndal” të Policisë.#RregulliDheSiguriaPrioriet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME