Categories Lajme

Ndodhej në parkingun përpara burgut në Berat, merr flakë automjeti i gardianit

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mjeti ka marrë flakë, ndërsa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.

Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.

Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për të mbikëqyrur vendin e ngjarjes. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit, mjeti tip “Mercedez Benz” pësoi dëme të mëdha, motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME