Categories Lajme

Kryemadhi: Rama s’ka shanse të dalë forcë e parë, po diskuton vendin e tretë ose të katër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për News24 ka thënë se Edi Rama dhe PS nuk dalin dot forcë e parë edhe nëse mbledh gjithë ‘superfuqitë e botës’. Sipas Kryemadhit, Rama po tregon dita ditës që nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme që do të sjellin rotacionin politik. Kryemadhi thotë se edhe nëse bëhen ndryshimet e sotme kushtetuese për këtë veprim nesër do të shpagohen dhe do të dënohen.

INTERVISTA:

Ditën e nesërme, këtë të enjte në parlament pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese. Kryeministri duket i bindur, por opozita nuk ka dhënë konsensusin, çfarë pritet të ndodhë? Është një veprim në panik, pra ka një panik të përbrendshëm. Nëse një njeri do të ndihet i sigurt dhe i fortë, s’ka pse ndërhyn në një proces kaq korruptiv, por është një veprim që tregon pasiguri.

Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. Çdo ditë që kërcet këmbët tregon që rezultate e zgjedhjeve të ardhshme nuk e ndalojnë dot rotacionin që do të vijë me zgjedhje të lira e të ndershme. Politikisht do të thoja le ta bëjnë sepse do të kemi kënaqësinë më të madhe për të treguar në të ardhmen shqiptarët për të treguar shembullin e njerëzve që marrin peng dhe që do të kenë shpagimin dhe dënimin për këto veprime, por nga ana tjetër do të më vinte keq pasi një veprim do ta çonte Shqipërinë në një drejtim të paditur.

Lista të hapura 100%?

Opozita s’ka qenë kundër listave të hapura. Mjafton të shihni platformën e z.Mediu dhe aty janë listat e hapura. Ajo që thotë Rama se 30% e listave do të jenë të mbyllura, nuk është e vërtetë. 70% do jenë të mbyllura. Vetëm partia e Enver Hoxhës merrte 99.9% të votave.

Qëllim ndalimi i koalicioneve?

Kjo ka qenë gjithmonë e Ramës. Por po ja u bëj të qartë, s’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhë gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e tretë dhe të katër. Mos shikoni vetëm sondazhet e rrjeteve sociale. 15% e shqiptarëve përdor internet, dhe janë ata që janë në administratë publike që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME