Categories Lajme

Ndryshohen drejtorët situata e njëjtë në Kadastrën e Vlorës. Qytetarët: Nuk kemi besim për zgjidhje

Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës edhe pas ndryshimeve të drejtuesve të këtij institucioni pak ditë më parë. Këtë të hënë kreu i ri i Kadastrës Elona Hodaj ka nisur zyrtarisht punën.

Urdhri i saj i parë ka qenë hapja e dosjeve të vjetra për shqyrtim të cilat nuk kanë marrë zgjidhje, ndërkohë që ka kërkuar kufizimin e hyrjes së individëve të ndryshëm në ambientet e institucionit. Por edhe me këto ndryshime drejtuesish situata në kadastrën e qytetit të Vlorës duket po njëlloj.

Që në orët e para të hapjes së sporteleve nuk kanë munguar tensionet mes qytetarëve dhe punonjësve të kadastrës. Shumë prej problemeve sipas qytetarëve kanë ardhur për shkak të gabimeve të vet institucionit.

Qytetarët sorollaten në këto sportele prej shumë vitesh dhe ende nuk po marrin asnjë zgjidhje duke humbur kështu edhe besimin nëse do ta kenë një të tillë edhe në të ardhmen. Situata në hipotekën e Vlorës ka bërë që te ketë një sërë ndryshimesh ndërsa nuk dihet ende se si do të jetë vazhdimësia.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME