Categories Lajme

Ndryshoi pas ‘shuplakës’ së Ramës, momenti kur Safet Gjici kërkon me ngulm që Veton Surroit t’i hiqet titulli (Video)

Ditën e sotme bëri bujë lajmi se Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr titullin “Nderi i Qarkut Kukës” publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi. Ky vendim u mor në mbledhjen e mbajtur këtë të premte, ndërsa për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili e quajti një lajthitje kolektive dhe tha se shpreson që Prefekti ta rrëzojë këtë vendim. Pas reagimit të Ramës, menjëherë reagoi edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, duke thënë se ky vendim ishte i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës, të cilin e ka fshirë.

“Reagim i Detyruar! Nisur nga shumë lajme nga media dhe portalet për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, duhet sqaruar se ky është një projekt -vendim i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës.

Ky projekt -vendim kolegjial i marrë nga Këshilli i Qarkut ,merr formë nëse do konfirmohet nga Prefekti i Qarkut sipas bazës Ligjore”,- shkruan Gjici në postimin e parë. Ndërkohë që pas disa minutave, Gjici e ka fshirë këtë postim dhe ka hedhur një tjetër, ku kërkon falje për këtë veprim të nxituar nga Këshilli i Qarkut, ndërsa u shpreh se heqjen e titullit e kishin kërkuar 57 familje të dëshmorëve të UÇK-së.

Por edhe pse kërkoi të justifikohej, video nga mbledhja tregon se ka qenë Safet Gjici ai që ka kërkuar me ngulm që Veton Surroit t’i hiqej titulli, duke thënë se Surroi po bën fushatë politike dhe mediatike kundër ushtarëve të UÇK-së. “Ai po bën fushatë politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë” u shpreh Gjici ndër të tjera.

Kërkesa për heqjen e titullit “Nderi i Kukësit” sipas kryetarit të Këshillit të qarkut Kukës Abdullah Domi është bërë nga mjeku Misin Braha dhe një gazetar me mbiemrin Murati.

Video nga Euronews:/newsbo mb

https://streamable.com/f3bppb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj sot në SPAK, Kryemadhi për inceneratorët: Unë dhe LSI vendosëm standard në hetimin e korrupsionit qeveritar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet flamuri kombëtar nga godina e Bashkisë së Tiranës

Flamuri kombëtar i Shqipërisë është hequr nga godina e Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe…

LEXO ME SHUME