Categories Lajme

Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare: Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë, që i lejon të huajt të pajisen me shtetësinë shqiptare.

Një prej tyre, sipas relacionit ka të bëjë me fëmijët e porsalindur. Ata mund ta marrin shtetësinë shqiptare menjëherë vetëm me pëlqimin e të dy prondërve dhe pa pritur të mbushin moshën 18 vjeç, siç ka qenë deri më tani.

Në relacion, citohet se për shtetasin e huaj që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, shtetësia shqiptare mund të fitohet vetëm me pëlqimin e prindërve, ose kujdestarit ligjor.

Ndryshe nga më herët, shtetësinë shqiptare me ndryshime e reja të propozuara nga ministria, të huajt mund ta përfitojnë edhe nëse nuk zotërojnë njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë.

Një tjetër ndryshim është edhe heqja e kriterit kufizues të moshës 18 vjeç për përfitimin e shtetësisë shqiptare. Kjo do të bëhet e mundur kur personi që kërkon të marrë shtetësinë në vendin tonë nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare në Shqipëri. Por edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit.

Një ndër propozuesit kryesor të ndryshimeve ligjore është Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas rregulloreve të FIFA-s dhe UEFA-s aktivizimi i sportistëve nën emrin dhe logon e kombëtares së shtetit Shqiptar kërkon në mënyrë taksative që këta sportistë të kenë shtetësinë dhe pasaportën Shqiptare. Për këtë arsye, në rastet kur FSHF-ja evidenton talente të spikatura të sportistëve të huaj ose me origjinë Shqiptare (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Preshevë), të vendeve të rajonit e më gjerë, lind nevoja e fillimit të procedurave për aplikim të fitimit të shtetësisë shqiptare për këta sportistë të huaj.

FSHF është e mendimit se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit dhe zbulimit të talenteve të reja, jo me shtetësi shqiptare, për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare. Të gjitha këto propozime janë dërguar për konsultim publik. Projektligji pritt të diskutohet nga deputetët në komisionet parlamentare deri në votimin e plotë të tij në seancë plenare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në Bradashesh, përplasen dy automjete, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:10, në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë, U rrëzua tek blloqet e betonit, dhe nuk është rasti i parë

Një incident është shënuar gjatë ditës së sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një grua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alis triumfon në Festivalin e 64, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME