Categories Lajme

Ndryshon Ligji i Arsimit Parauniversitar! Kushi: Fëmijët në klasë të parë edhe pa mbushur 6 vjeç

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar, ku u prezantuan disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Ministrja bëri një përmbledhje të ndryshimeve që konsiderohen kryesore në këtë projektligj. Transformimi i shkollave të arsimit special në qendra burimore, sipas modeleve më të mira të rajonit dhe BE-së, për më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe është një nga shkaqet kryesore të ndryshimit të ligjit.

“Së pari, një nga arsyet që kemi vendosur ta ndryshojmë ligjin, kanë qenë pikërisht shkollat speciale për nxënësit me aftësi ndryshe. Kemi parë jo vetëm në rajon por edhe vendet e zhvilluara të BE për një mënyrë më të mirë funksionimi, që nga ana e strukturës se si janë të organizuara, por edhe të funksionimit”– theksoi ministrja.

Nga ana tjetër, një ndryshim që vjen është moslejimi i punësimit në shkolla të personave të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, ndaj institucioneve arsimore, që cenojnë figurën e mësuesit, si dhe ata që janë pjesë e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

Pika të tjera që vijnë me ndryshime janë edhe:
• E drejta e regjistrimit në klasë të parë për fëmijët që mbushin moshën 6 vjeç deri më datën 31 dhjetor të atij viti, me kërkesë të prindërve;
• Dhënia e statusit të veçantë për shkollat e arsimit të orientuar, si dhe arsimimi dhe promovimi i talenteve në arsimin bazë, jo vetëm në shkollat e orientuara, por edhe në shkollat normale përmes klasave të orientuara;
• Ngritja e një strukture në çdo ZVA për mësuesit në dispozicion, të cilët do t’u vijnë në ndihmë shkollave për nevojat e tyre kur ka mungesa të mësuesve;
• Përcaktimi i qartë i përgjegjësive për monitorimin, vlerësimin dhe inspektimin e institucioneve arsimore;
• Rregullimi ligjor i institucioneve plotësuese private që ofrojnë shërbime për nxënësit pas orarit mësimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME