Qeveria shqiptare do të ndryshojë ‘strategji’ përsa i përket të riatdhesuarve. Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu u shpreh se duke filluar nga e hëna e ardhshme, të gjithë ata shqiptarë që vijnë nga shtete të huaja me banim në zona të kuqe, do të duhet të vetkarantinohen nëpër shtëpitë e tyre.
Por ndryshe do të ndodhe me ata qytetarë që riatdhesohen dhe shtëpinë e tyre në Shqipëri, e kanë në një zonë të ‘gjelbër’. Këta të fundit do të duhet të akomodohen në hotele, njëlloj siç është vepruar deri më tani.
“Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara”, tha Manastirliu.