Categories Lajme

Në 16 janar, fatura e plote e dëmeve të tërmetit

Operacioni i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, bëri një përmbledhje të plotë të situatës 2 javë pas tërmetit të 26 nëntorit. Bledar Çuçi, tha se deri tani ka vetëm një faturë paraprake për dëmet në shkolla e cila ka arritur në rreth 3 miliard lek ndërsa fatura e plotë e dëmeve pritet të jetë gati në 16 janar. Sa i përket programit të rindërtimit, deri tani jan gati 20 miliard lek.

Drejtuesi i operacionit për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, Bledar Çuçi, ka bërë një pasqyrë të gjendjes, dy javë pas tërmetit që tronditi vendin. Ai tha se aktualisht në terren po punohet për inspektimin  banesave dhe për këtë janë angazhuar 100 grupe, ku puna ka përfunduar në 14069 objekte, ndërsa 44 të pabanueshme janë shembur. Sa i përket programit të rindërtimit, Çuçi thotë se deri tani në dispozicion janë  20 miliardë lekë prej të cilave, 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, 7 miliardë lekë nga donacionet.

Sipas Çuçit, një rëndësi i është kushtuar inspektimit të shollave në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa fatura paraprake e dëmeve në këto institucione përllogaritet rreth 3.05 miliard lek. Por teksa ka një faturë paraprake për dëmet në shkolla, qeveria ende nuk ka një faturë të saktë përfundimtare për gjithë dëmet e tërmetit.

Drejtuesi i operacionit për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, foli edhe për bonusin e qirasë,  ku sipas tij deri tani në qarkun e Durrësit  dhe Tiranës  kanë përfituar 1588 familje, ndërsa këshillat e baskive të qarkut Lezhë, dhe bashkitë e tjera të prekura vazhdojnë të pranojnë aplikime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME