Categories Lajme

Në aksion mbi 600 mjete të bllokuara në rang vendi, pronarët dhe familjarët dynden drejt komisariateve

Ditët e fundit policia po kryen kontrolle të ashpra nëpër segmentet kryesore të vendit, ndërsa herë pas here janë denoncuar nga ana e qytetarëve eedhe sjellje brutal. Burime bëjnë me dije se operacionet e policisë në rrethe por edhe në kryeqytet, kanë shkaktuar kaos nëpër komisariate pasi raportohet se disa nga qytetarët që janë ndaluar, ndëshkuar apo që u është konfiskuar mjeti, kanë kundërshtime ndaj forcave të rendit.

Në mjetet që kanë ndaluar efektivët e policisë mësohet se janë konstatuar shpesh të udhëtojnë jo vetëm ‘kriminelë’ në kërkim të të cilëve është vërsulur shteti, por edhe familjarë e njerëz të zakonshëm. Mësohet se deri më tani janë bllokuar mbi 600 mjete ndërsa pronarët dhe familjarët e një pjese të mirë të tyre janë dyndur drejt komisariateve për të kërkuar sqarime. Nga ana tjetër, policia ka kërkuar nga qytetarët që të plotësojnë formularin e origjinës së pasurisë që në këtë rast bëhet për të justifikuar paratë me të cilat janë blerë mjetet, ndërsa është ende e pakuptueshme pse më parë nuk duhet plotësuar formularët para se të bëhet konfiskimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME