Ne daten 16.12.2019 , ne bashkepunim me Shkollen Industriale “Pavaresia” Vlore,.Ne funksion te rolit te organizatave lokale për mbrojtjen e mjedisit e ne vecanti te miremenaxhimit te mbetjeve urbane te zones se mbrojtur Vjose – Narte, organizata PPNE Vlore vazhdon projektin e trajnimit per informim e ndergjegjesim edhe te nxeneseve te shkollave per vlerat ekoturistike por edhe impaktet negative te shkaktuara nga veprimtaria njerezore ne kete zone te mbrojtur bregedetare. PPNE Vlore nepermjet trajnimeve si dhe modelit te menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane ne fshatin Narte, te perfshire ne zone te mbrojtur, mundesohet sensibilizimi e ndergjegjesimi jo vetem i komunitetit dhe nxenesve te shkollave por edhe i pushtetareve lokale per te vleresuar me mire zonen e mbrojtur Vjose – Narte si resurs ekonomik e turistik si dhe per angazhimin e kontribuimin e tyre per te mbrojtur, e konservuar ne pergjithesi vlerat natyrore te zones se mbrojtur Vjose – Narte, ne permiresimin e pastertise se fshatit Narte e gjithe zones se mbrojtur. Projekti “Sebashku per nje miremenaxhim te qendrueshem te Zones se Mbrojtur Narte” po realizohet nga shoqata “Per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyrore –Vlore” (PPNE-Vlore) me partner shoqaten “Bujqesia, Ushqimi dhe Mjedisi me mbeshtetje nga ACAP- Azione Comunitaria per la Preservazione delle Aree Protette in Albania con CELIM Shqipëri dhe financim nga COSV – Agenzia Italiana per la Cooperazione Allo Sviluppo.

