Categories Lajme

Në çadër prej dy javësh, banorët e Laçit nuk largohen nga qyteti për shkak të punës

Kjo çadër, e vendosur pranë Kishës së Shën Mhillit në Laç është bërë strehë për 30 persona. Prej afro dy javësh aty po qëndrojnë banorët që kanë humbur shtëpitë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata kanë zgjedhur të mos largohen nga qyteti drejt hoteleve pasi e kanë të pamundur të shkëputen nga puna.

Banore: “Do shkoja në hotel por jam në punë.” Temperaturat e ulta krijojnë vështirësi, sidomos për të vegjlit dhe të moshuarit. Nga pushteti qendror dhe ai vendor thonë se ndihen të braktisur pasi nuk kanë përfituar asnjë ndihmë në ushqime.

Banore: “Nuk ka ardhur të na shohë asnjë njeri për ndihma.” Të vetmit që u kanë qëndruar pranë janë një grup vullnetarësh. “Janë ndihmuar me krevate, dyshekë, batanije dhe të gjitha mundësitë e tjera që i kemi siguruar nëpërmjet individëve që kanë ndihmuar.” Tërmeti ka shkaktuar dëme edhe në Kishën e Shën Mhillit.

Prifti: “Është e frikshme të bësh aktivitetet fetare.” Për shkak të dëmeve të mëdha, Laçi është një ndër qytetet ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME