Kanë kaluar 5 muaj nga 26 nëntori, një datë e cila do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve, për shkak se tronditi nga themelet vendin, solli humbjen e jetës së 51 personave, dhe la pa shtëpi mijëra të tjerë. Po cila është situata sot në zonat më të prekura nga tërmeti? Sa e ka renduar situatën e familjeve të mbetura pa shtëpi, pandemia? Fshati i parë në të cilin do të shkojmë është Lalz i Sipërm i Durrësit. Drejtohemi tek shtëpia e një plaku të moçëm. Quhet Abdulla Elezi dhe është i ditëlindjes 12 korrik 1920. Shtëpia i është shpallur e pabanueshme dhe prej 5 muajsh me bashkëshorten e tij jetojnë në çadër. E gjejmë të moshuarin në kopshtin e tij. Kështu e kalon kohën, dhe thotë, se duke u marrë me diçka, nuk i mbetet më kohë as të mërzitet. Por shqetësimi i tij më i madh është çadra. Nuk mund të qëndrojë më aty, sepse siç thotë, vera është më keq se dimri, se i nxehti në cadër nuk mund të durohet.
Bashkëshortja e Abullait, Dave Elezi, thotë se nuk ka shpresë më se do i ndërtohet shtëpia. 77-vjeçarja na rrëfen se përgjatë kohës së pandemisë askush nuk ka shkuar për t’i ndihmuar me ushqime. Ndërsa djali i dy të moshuarve, Hashim Elezi, tregon sfidat që kanë përjetuar këto javë, duke nisur nga rrugët e gjata që i duhet të bëjë për të blerë ushqime dhe ilaçet, pasi siç thotë askush nuk ua ka parë derën gjatë kësaj periudhe. Me një hall tjetër po përballen ditët e fundit. Nuk kanë më as ujë të pijshëm.
Agim Muharremi është një tjetër banor i fshatit Lalz i Sipërm. Ka qënë mësues, tashmë në pension. Tërmeti i 26 nëntorit ia ka shkatërruar shtëpinë, duke e bërë të pabanueshme. Vetë ai thotë se ka qënë fat që familjarët e tij kanë dalë të gjallë. Por tani përveç se po jeton në çadër, së bashku me bashkëshorten dhe djalin, po përballen edhe me vështirësitëDuke u mbyllur në shtëpi, shumë prej punëve që ofron stina, iu ka kaluar koha. Qëndrimi në çadër tani në verë për këtë familje është bërë i pamundur për shkak të temperaturave të larta. Mësues Agimi, siç i pëlqen ta thërrasim, thotë se i kanë sjellë ndihma, por që ato kanë qënë vetëm për 5 ditë. Si pasojë është detyruar vetë, duke thyer edhe rregullin, të shkojë në këmbë në qëndër të Ishmit e t’I blejë atje ushqimet e nevojshme. Edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga 26 nëntori, mësues Agimi, nuk di akoma se çfarë është bërë me bonuesin e qiras.
Shkojmë drejt fshatit Gjuricaj, disa kilometra larg qëndrës së Ishmit. Shtëpia e Mimoza Merajt është shpallur e pabanueshme si pasojë e dëmtimeve që ka marrë. Jetesa në çadër prej 5 muajsh, ka qënë e vështirë për nënën 83-vjeçare të kësaj familjeje dhe djalin e vogël, i cili është edhe paraazmatik. Situata edhe për ta është bërë më e vështirë, pasi temperaturat e këtyre ditëve janë të padurueshme. Kjo ka bërë që pjestarët e familjes, herë pas here hyjnë në shtëpinë e dëmtuar, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Covidka bërë që kjo familje të përballet me probleme të tjera. E gjithë familja ka kaluar ftohje, por më e veshtirë situata u paraqit tek djali i vogël që u sëmur nga dhëmballa.
Nëna 83-vjeçare, Xhire Mullahi, na rrëfen se pleqëria do qetësi, por jetesa në çadër po i jep vetëm shqetësime. Në fshatin Budull të Fushë-Krujës jeton nënë Hume Dejeli, e cila ka një histori komplekse. Shtëpia e saj duket se ka pësuar demtime të madhë, renie muri, çarje, dhe në fillim asaj i thanë që shtëpia është e pabanueshme dhe se qëndrimi brënda iu rrezikon jetën. Ndërsa më pas, ekspertët i deklaruan se shtëpia e saj vetëm do të riparohet.
Vëzhgimi i kamerës së News24 vazhdon në fshatin Menik të Tiranës. Shkojmë në shtëpinë e Abdulla Bardhit, banesa e të cilit ka pësuar dëmtime në strukturë në katin e parë. i kanë thënë se jetesa brënda i rrezikon të gjithë. Duke qënë 9 anëtare e duke pasur fëmijë të vegjël, i kanë sjellë një kontenier. i zoti i shtëpisë shpehet se jetesa aty është e vështirë e janë detyruar që për nevoja të ndryshme, të hyjnë edhe në banesë. Familja Elezi merret me bujqësi, por situata e pandemisë, ka bërë që prodhimet e stinës, t’ua hedhin kafshëve shtëpiake sepse nuk kanë ku t’i dërgojnë për t’i shitur.
Kjo ishte situata në disa fshatra të Durrësit, Fushë-Krujës dhe Tiranës. Banorët ankohen se nuk mund të qëndrojnë edhe shumë gjatë nëpër çadra. Në disa raste, nxehtësia në çadër ka detyruar shumë familje të rikthehen në shtëpitë e dëmtuara, duke vënë në rrezik jetët e tyre. Shprehen se nuk kanë asnjë mundësi tjetër se ku të qëndrojnë. Prandaj nevoja për të zgjidhur problemet e tyre është imediate. Po ashtu ata këekojnë edhe ndihma në ushqime. Thonë, se po jetojnë vetëm me shpresë.