Categories Showbiz

“Në drekë na vjen zëri”, Renis Gjoka për aktin normativ që mbyll lokalet e natës

Në një lidhje skype në News24, këngëtari i njohur Renis Gjoka komentoi aktin normative të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës me muzikë live, pas orës 20:00. Ndërsa e konsideroi absurd këtë akt normativ, ashtu si edhe shumë artistë të tjerë, Gjoka tha se po gjejnë mundësitë për të kënduar e për të mos mbyllur aktivitetin e tyre, një ndër zgjidhjet është edhe të kunduarit ‘live’ në drekë.

“Ne sot jemi duke u bërë gati për të kënduar në orët e drekës jo si zakonisht, por kundër ligjit nuk dalim dot. Kërkojmë të shihet edhe një herë ligji, të sqarohet mirë, nuk ka ende sot një përgjigje të saktë pse muzika është ndaluar pas orës 20:00” tha Gjoka, ndërsa kërkoi nga kryeministri të shohë edhe autobusët urbanë apo zyrat e shtetit.

“Të gjithë e shohim shumë mirë cfarë ndodh në autobusë, zyra shteti. Jemi artistë, jemi koshientë që këtu ka një problem shumë të madh, virusi është nëpërkëmbë, nuk jemi kundër masave, kërkojmë që aktiviteti të vijojë brenda marrjes së masave. Mesa di unë hiq 2-3 raste,  të gjithë kanë qenë kundrejt masave nga qeveria. Nu karri ta shpjegoj pse ky akt normativ. Kur u mbyll Shqipëria nuk kishte pakënqësi kaq të madhe, sepse u mbyllën të gjithë, halli ishte si do rimbursohemi etj. Tani është një rast selektive .

Saradelet që përmend kryeministri janë në autobus dhe nuk janë fare në lokale. Inspektorët ndaj janë të dalin në terren të shohin po merren apo jo masat. Nuk mund të mbyllen të gjithë për 2-3 lokale që nuk zbtojnë masat. Kjo është të luash me populizmin, t’i biesh shkurt muhabetit, dhe nuk duan t’ja dinë fare që këtu është një zinxhir i gjatë që prek mijëra njerëz.” -vijoi më tej këngëtari.

Nëse nuk do punonit, sa është humbja? Unë jam koshient, nuk jemi injorant, e dimë mirë, jetojmë me situatën. Po nuk është ky rasti, sepse kur u bë mbyllja e madhe nuk doli ndonjë artist kundër. Tani shtohen rastet, hapet transporti publik. Sa I përket të ardhurave, janë të pallogaritshme, kemi 4 muaj pushim. Pastaj nuk është vetëm halli I verës, ne nuk na lejohet të këndojmë në ambjente të hapura. Teorikisht jemi të mbyllur deri në majin tjetër.

Sa  ju penalizon në shifra kjo mbyllje?
Varet nga cmimet e artistëve, me miliona lekë patjetër. Po nuk është ky problemi. Le të rrimë edhe pa mundësi financiare, do e përballojnë, por nuk ka sens, nuk funksionon kështu. Ca kuptimi ka mbyllja në orën 20:00. Nuk mendojmë t’i bëjmë bisht ligjit. Por po gjejmë hapsirë të punojmë dhe të respektojmë ligjin. Shumë lokale po përshtaten për të vijuar në drekë.

Mund të sjellë kjo mos lejim edhe në drekë? Nëse e ka me artistët,  nëse është luftë qeveri-artist, është tjetër gjë. Flasim për dëshirën për të izoluar virusin, në të kundërt duhet të flas si artist që i pengohet e drejta e profesionit.

A jeni në një mendje për aktin normativ? Nuk ka artist që nuk është dakord me këtë, nuk kam hasur. Nuk besoj të dalë ndonjë artist e të thotë shumë mirë mos këndojmë ne. Nuk besoj ka person që e mbështet këtë akt.

Sot ruani distancën? Ne do luajmë duke respektuar masat. Nuk jemi idiotë të kemi infektime e të bëhemi ne shkak. Nga 1 qershori deri në ditën e aktit normativ kemi qenë brenda masave. Një dele e zezë brenda tufës nuk mund të penalizojë të tjerët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME