Categories Lajme

Në familjen Cakoni, ku tërmeti mori 7 anëtarë, Sadriu: Shikoj nga porta se mos vjen dikush

Ende pa fikur të parën, ndez cigaren e radhës. Shija e hidhur e kafes i duket e ëmbël para dhimbjes së humbjes së të afërmve në tërmetin e 26 nëntorit. Sadriu humbi motrën, Fatmira Cara së bashku me fëmijët e saj Almiri, Erisa dhe Hasani si dhe nusen e shtëpisë. Tërmeti gjithashtu i mori edhe vëllanë, Kastriot Cakonin dhe vajzën e tij Dritën. Pas tërmetit ai nuk është futur në shtëpi, me kokën nga dera pret që të vijnë ta përshëndesin motra dhe vëllai. Sadri Cakoni: Po ne flasim, unë shikoj nga porta se mos vjen dikush nga këta (familjarët), vëllai, nipi. E ftuam Sadriun të mblidhnim kujtime në rrënojat e pallatit, por vetëm mendimi e bën atë të lotojë.

Sadri Cakoni: Nuk jam afruar, nuk ma mban. Nuk më mbajnë gjunjët. Nuk guxoj! Më duket një diçka e ngelur në tru, një kasetë shumë e keqe dhe e hidhur dhe e ndërroj rrugën. Kur ikën njerëzit ç’kujtime do marr. Këto janë kujtime të hidhura në jetën time dhe nuk afrohem dot fare. Ai tregon se i kishte kërkuar motrës dhe vëllait të largoheshin prej atij pallati që në tërmetin e korrikut të 2018, por refuzimi i tyre sot ka veshur familjen e tyre me rrobat e zisë.

Sadri Cakoni: Po, po e kishte thyer në mes. Unë i kisha kërkuar vëllait dhe motrës, mos u fusni më në banesë. Sa herë që binte tërmet prapë, ata vinin këtu. Iknin nga frika. Por ata nuk e morën prapë këtë guxim që të largoheshin prapë. Kjo ishte një diçka fatale. Takimi i fundit me motrën dhe vëllanë ishte shumë i shkurtër, ky ndoshta është pengu i Sadri Cakonit.

Sadri Cakoni: Ai ishte momenti i fundit që më kërkoi një cigare se erdhi nga peshkimi dhe i kishte mbaruar duhani. Edhe kur iku po e shikoja, më kishte marrë malli për të ndenjur me të, por ishte koha shumë e shkurtër për të ikur. Edhe s’u pa më në dynja. Me motrën jemi takuar në Fushë-Krujë. Nuk ka kohë për të pirë kafe i thashë dhe do shifemi. Kaq! Sadriu tregon se kur nipi i tij Alesio, i cili u hodh nga katyi i pestë për të shpëtuar, u kthye në Thumanë, kërkoi të falenderonte të gjithë bashkëfshatarët të cilët e ndihmuan.

Sadri Cakoni: Dua të dal në qendër më tha, po çfarë do bëjmë. U fut në dy lokale aty edhe tha këta xhaxh më kanë shpëtuar jetën, të pinë se dua të paguaj unë. E kanë çuar te varrezat më thanë dhe i kishte ndezur një cigare të atit, tek varri, vëllait. Kishte qarë tek varrezat, ishte dhe me një psikolog më thanë. Edhe i kishin sjellë këtu prapë. Ishin një familje e madhe, tani jemi një famile e vogël thotë Sadriu. Ai tregon se dramat në familjen e tij kanë qenë të shumta, aksident, djegia e shtëpisë, humbja e një motrës, humbja e të atit dhe arrestimi i vëllait në Itali, por gjithsesi Sadri Cakoni arrin të gjejë forcë për të kaluar këtë tragjedi./ora news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME