Categories Lajme

Në fillim i bënte shoqe e më pas i shfrytëzonte, zbardhet skema e prostitucionit që shqiptarja kryente me të miturat

Një 31-vjeçare shqiptare e njohur me pseudonimin “Lorela” ka rënë në prangat e policisë greke, e cila shfrytëzonte vajzat e mitura si prostituta për të përfituar para prej tyre.

Mediat greke raportojnë se “Lorela” ju afrohej si shoqe fillmisht viktimave dhe më pas i shfrytëzonte ato si prostituta.

Për rastin janë arrestuar gjithsej tre persona, nga të cilët dy tutorët dhe një klient, ndërsa  në dosje janë përfshirë gjashtë persona të tjerë.

Personi i dytë nga rrjeti i arrestuar është një 34-vjeçar, mik i “Lorelës”.

34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që t’u lehtësojë gjetjen e “klientëve” të pasur për takime seksuale me pagesë, ndërkohë që i fotografoi me të brendshme. Fotot i postoi në një faqe interneti, përmes së cilës janë rezervuar të paktën 10 takime romantike dhe janë realizuar në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Për këtë rast konkret është arrestuar edhe një person tjetër, i cili akuzohet se ishte ndër “klientët” që do të përdhunonin vajzat e mitura. 55-vjeçari akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale  me dy të miturs   në shtëpinë e tij në  Korydallos nga korriku deri në gusht 2023, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secilës.

Vlen të theksohet se në kontrollet e kryera në banesa janë gjetur dhe konfiskuar një sërë dokumentesh dixhitale, si dhe një pistoletë.

Njoftimi i policisë me detaje

Nga Nëndrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, janë arrestuar dje, të enjten, në zona të ndryshme të Atikës, në bazë të urdhërave përkatës, për përfshirje në një rast të shfrytëzimit seksual të të miturve.

Bëhet fjalë për një grua 30-vjeçare dhe dy meshkuj 33 dhe 55-vjeçarë, të cilët akuzohen, sipas rastit, për përdhunimin e një personi nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, në mënyrë të vazhdueshme.

Në veçanti:

– 30-vjeçarja, nga fillimi i vitit 2022, detyronte një të mitur të kryente prostitucion, duke përfituar një përfitim financiar

– 55-vjeçari, midis korrikut dhe gushtit 2023, kishte kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij me të miturën dhe një tjetër, për një shumë të hollash, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë dhe më herët ka kryer veprime të ngjashme me të miturit në fjalë, bashkërisht dhe individualisht.

Në kontrollet e kryera në banesa u gjetën dhe u konfiskuan një sërë dokumentesh dixhitale, si dhe një pistoletë.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME