Categories Lajme

“Në fillim merrte frymë, pastaj…”! Mjeku i Danimarkës rrëfen momentet e dramës

“Jam mirë, shpresoj të rikthehem shpejt”, fjalë këto të thëna nga Christian Eriksen, në chatin e ekipit të Inter. Pas frikës dhe ankthit vjen më në fund lehtësimi. Fantazisti danez pasi driblojë vdekjen qetëson tifozët kudo në botë, imazhi i tij i shtrirë në tokë do të kujtohet gjatë, fatmirësisht gjendja e tij është e qëndrueshme i vetëdijshëm për gjithçka ndodhi.

“Këtë mëngjes, lojtarët dhe stafi i Kombëtares daneze kanë takuar fantazistin e Inter, i kanë folur. Gjendja e tij është e qëndrueshme”, theksoi Federata daneze me anë të një njoftimi zyrtare. Shoku që përjetuan tifozët ishte i madh, pasi bëhet fjalë për një lojtar që luan në nivele shumë të larta, për më tepër siç siguroi edhe mjeku i Inter, Piero Volpi, Eriksen nuk ka pasur kurrë asnjë shqetësim:

“Në ditët në vijim do ti nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara. E rëndësishme është që është mirë, por kurrë Eriksen nuk ka shfaqur as dhe problemin më të vogël, as tek Inter e as kur ishte pjesë e Tottenham. Në Itali kontrollet janë shumë strikte në këtë pikë”, theksoi mjeku i klubit zikaltër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME