Categories Lajme

Në flakë fabrika e këpucëve në Skrapar

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi ne fabriken e kepuceve nw Skrapar të gjithë punëtorët kanë qenë brenda dhe kanë dalë jashtë duke vrapuar të tmerruar. Deri më tani, nuk është raportuar për punonjës të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Një shkëndijë elektrike, mësohet se është bërë shkak për flakët, si pasojë e të cilës, fillimisht ka shpërthyer një prej makinerive brenda fasonerisë. Kjo ka bërë që e gjithë ndërtesa të marrë flakë. Sapo kanë vënë re zjarrin, punonjësit e fabrikës së këpucëve kanë dalë me vrap nga ndërtesa, dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të shuajë flakët direkt. Kjo për faktin se në fabrikë ka materiale që digjen brenda pak sekondash, lëkurë, letër dhe plastikë.

Gjithashtu, nga flakët mësohet se janë prekur edhe tre banesa që ndodheshin pranë fabrikës dhe kanë pësuar dëme të lehta. Fakti që fabrika ndodhet larg zonës së banuar dhe buzë lumit ka shmangur dëme më të mëdha.Lojtës Videosh 00:0000:19

Siç shihet edhe në video, tymi dhe flaka kanë alarmuar të gjithë banorët e zonës, të cilët janë larguar me vrap, sapo kanë dëgjuar shpërthimin. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe zjarrfikëset dhe dëgjohen zëra të ndryshëm. “Ik andej ore, erdhëm për dy minuta. Largohu,”– dëgjohet të thotë dikush.Lojtës Videosh00:0000:27 Ndërkohë OSHEE ka stakuar linjën 35kv, Bogovë-Çorovoda për arsye sigurie. Si pasojë, kanë mbetur pa drita zonat; Çorovodë, Çepan, Gjerbes, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME