Categories Lajme

Në Francë qytetarët bllokojnë shtetin, në Shqipëri çmimi i naftës i “mbyll” gojën të gjithëve!

Shqiptaret kanë pagën mesatare vjetore në nivele të ulëta, por çmimin e karburanteve e kanë shumë të lartë, të pakrahasueshëm me asnjë vend rreth nesh.

Një çmim të ngjashëm nafte me Shqipërinë ka Uruguai, por atje paga është tre herë me e lartë.

Francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Taksa ekologjike e ka çuar çmimin e karburantit nga 1.48 euro ose 187 lek sa në Shqipëri, në 1.77 euro.

Ndërkohë që rroga mesatare është 2250 euro në muaj. Andi Demo jeton në Francë dhe tregon se për qytetarët francezë kjo është një padrejtësi për këtë arsye në shenjë revolte ata kanë bllokuar kufirin Francë-Belgjikë.

“Kufiri Francë-Belgjikë rruga nacionale që lidh dy vendet është bllokuar, sikundër janë bllokuar gjithë rrugët kryesore. Duke paralizuar Francën. Përse? Sepse është rritur çmimi i naftës, shpirti i basties në aksion. Kështu duhet të veprojmë edhe në si Shqiptarë për padrejtësitë që na bëhen”, u shpreh Andi Demo.

Ndërsa në Shqipëri është një tjetër realitet. Litri i naftës këtu varion nga 170-180 lek për litër, ndërsa rroga mesatare kap vlerën e 35 mijë lekëve duke e bërë kështu naftën mallin me te shtrenjte ne krahasim me pagat.

“Pagat mesatare ndryshojnë unë e kam për shembull 450 (mijë lek të vjetra). Keni automjet? Kam, nga pak marrim 5-6 mijë lek ( të vjetra) se është i shtrenjtë karburanti shumë”, thotë një qytetar.

“Çmimi i karburantit si ju duket në krahasim me pagat e shqiptarëve? Shumë i lartë. unë nuk kam makinë, por vajzat e mia dëgjoj që ankohen” u shpreh një qytetar tjetër.

“Këtu është skandal. Jo vetëm karburanti, por gjithçka këtu në Shqipëri është shumë herë më e shtrenjtë se në Europë. Llogarite unë marr 1700 euro në muaj në Itali, kurse ti merr 200 euro. Në Itali karburanti është 1 euro e 60 cent, kurse këtu 170-180 lek edhe karburant përtokë”, thotë një shqiptar që jeton në Itali.

Një çmim nafte të njëjtë me ne ka Uruguai, por paga vjetore në këtë vend është tre herë më e lartë se në Shqipëri./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME