Në Gjermani filloi të funksionojë në shërbimin e trenave, treni i parë me hidrogjen. “Alstom”, kompania e njohur franceze u shpreh se treni i ri mund të arrijë të udhëtojë deri në 1 mijë kilometra me vetëm një serbator me hidrogjen, duke arritur shpejtësinë 140km/h.
Gjithashtu bëhet e ditur se qelizat e karburantit të hidrogjenit gjenerojnë energji duke kombinuar hidrogjenin dhe oksigjenin dhe produkti i vetëm i tyre është ujë. Kjo i bën qelizat një burim premtues energjie që ka zero emëtime dhe shumë pak zhurmë.