Categories Showbiz

“Në gjumë me fëmijët është sikur fle me Van Damin”, Ermal Mamaqi tregon eksperiencën e tij si prind

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, për shkak të sensit të humorit që ai ka po jo vetëm. Ermali është shumë aktivë në rrjetet sociale nga ku poston vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e tij. Së fundmi Ermali ka ndarë me ndjekësit e tij një eksperiencë që ka kaluar me fëmijët e tij, duke ju dhënë një mësim të gjithë prindërve të rinj, por jo vetëm. Përmes një fotoje ku shfaqet pranë të birit, Roelit, Ermali ka shkruar se të flesh me fëmijët është njësoj sikur të kesh në krevat VanDanimin, pasi ato vazhdimisht gjuajnë me këmbë dhe duar duke rrezikuar t’iu nxjerrin sytë.

E në fund me shaka Ermali ka thënë se këtë gjë fëmijët nuk e bëjnë vetëm kur janë në gjumë por edhe gjatë kohës kur gënjejnë se flenë për t’u “hakmarrë” tek prindërit ndaj urdhrave që ju japin për mësimet apo kur i detyrojnë të hanë bukë.

“Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë…

Sot natën : 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turive … 3 herë kam rreziku të më dali syri. Mbroni veten miq. Mos flini me fëmijët. Ata nuk dinë çbëjnë në gjumë. Ose bëjnë sikur janë në gjumë dhe na rrafin se ne i detyrojmë të hanë bukë dhe të bëjnë mësimet. Kujdesuni për veten. Mbroni partnerin nga fëmijët. Shpëtoni sa më shumë sy të mundeni. Ju përqafoj miq… ”-shkruan Ermali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME