Categories Lajme

“Në gjurmët fishtiane”/ Rama: Do të restaurohet shtëpia e atit provokator dhe birit patriot të kulturës shqiptare (VIDEO)

Në 148-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa projekte që Ministria e Kulturës do të realizojë në kujtim të figurës së tij.

Për çdo hap të rëndësishëm të jetës së tij, do të ketë një projekt.

Rama njofton se do të ndërtohet një memorial aty ku ka lindur At Gjergj Fishta, do të restaurohet banesa e tij, e cila është shpallur monument kulture, do të shpallet monument kulture Kompleksi i Kishës Françeskane, Kuvendi dhe shkolla, si dhe do të restaurohet biblioteka e saj në Shkodër.

Në Lezhë, në Kuvendin e Troshanit do të ndërtohet një kënd dedikuar Fishtës, selia e shoqërisë “Bashkimi” do të restaurohet, do të vendoset busti i tij, para Parlamentit ose në Bulevardin që mban emrin e tij në Tiranë.

“MIRËMËNGJES dhe me itinerarin kushtuar Gjergj Fishtës, ku nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, do të jetësohen projektet homazh të atit provokator dhe birit patriot të kulturës shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921.

Pas dekadës së dytë të shek. XX, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet.

Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”.

Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagosen nënë e bir

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në aksin Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që zhduku mafia në Spanjë, nga Miklovan Dakaj te Sokol Feka, Malshi e Sinaj! Saga e krimeve, torturave dhe ekzekutimeve në Malaga

Emisioni “Në Shënjestër”, solli këtë të martë në kujtesë disa prej viktimave të cilët ishin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “banda e traktorëve” në Itali/ Arrestohen katër shqiptarë, vodhën 45 automjete me vlerë 2.5 milionë euro

Katër shqipatrë janë arrestuar në Itali, pasi dyshohen se kanë vjedhur disa traktorë dhe mjete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy fëmijë i ndërruan jetë nga varfëria, 66-vjeçarja përballet me probleme ekonomike, merr vetëm tre mijë lekë në muaj

Në Tropojë, mes qindra sfidave të përditshme, ka histori që shqetësojnë dhe prekin thellë zemrën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME