Categories Lajme

PE: Zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut mund të sjellin ndryshime

Parlamenti Europian nëpërmjet rezolutës fton vendet anëtare të Bashkimit Evropian të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Nisma e 58 eurodeputetëve që përfaqësonin partitë popullore, socialiste dhe demorkatike, Të gjelbërit, Aleancën e lirë evropiane, konservatorët dhe Të majtën e bashkuar, u mbështet nga gjithsej 412 eurodeputetë të cilët votuan “për”. Rezoluta u mështet fuqishëm edhe nga partitë e bllokut “Ripërtëritja evropiane” në të cilën bën pejsë edhe partia e Presidentit francez Emanuel Makron.

Eurodeputetët shprehin “zhgënjimin e thellë për pamundësinë e unionit për t’u pajtuar me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për plotësimin e kërkesave të Unionit”. Sipas rezolutës “mos-sjellja e vendimit për fillimin e negociatave është gabim strategjik dhe e varros kredibilitetin e Unionit”.

Rezoluta e PE-s: “Shprehim zhgënjimin e thellë për pamundësinë e unionit për t’u pajtuar me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për plotësimin e kërkesave të Unionit. Mos-sjellja e vendimit për fillimin e negociatave është gabim strategjik dhe e varros kredibilitetin e Unionit”.

Iniciatorët kanë frikë se zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut do të ulin kredibilitetin e partivë që arritën komprimis për Marrëveshjen e Prespës dhe se ndikimi i fuqive të huaja mund ta ngadalësojë ose ta bllokojë tërësisht rrjedhën e reformave. Eurodeputetët ftuan parlamentin e Shkupit t’i përforcojë aktivitetet e tij për mbështetje të demokacisë nëpërmjet dialogut të Zhan Monesë dhe ndërtimin e kapaciteteve rajonale, dhe të sigurojë që parlamentet të luajn rol në nxitjen e reformave demokratike. Në Strazburg, debatin e ndoqi kryeparlamentari Talat Xhaferi. Pas takimit me kreun e Komisionit parlamentar për politikë të Jashtme Dejdiv Mekalister, eurodeputetët që informojnë për Shkupin si dhe takimit me kreun e Parlamentit Evropian David Sasoli, Xhaferi deklaroi se ka marrë zotimin se Parlamenti Evropian do të punojë për ndryshimin e qëndrimit të Francës për një periudhë të shkurtër.

“Konstatim i përbashkët ishte se vendimi i zotërit Makron për të pënguar ose për të mos lejuar hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë konsiderohet si gabim historik i BE-së dhe ka të bëjë me funksionimin e institucioneve të saja. Eurodeputetët edhe njëherë ritheksuan se edhe më tej mbështesin pa rezervë përpjekjet tona që hapen negociatat në cilindo format dhe bëjnë përpjekjet e mundshme institucionale që të ndikohet në vendimin e Makronit dhe për një kohë të caktuar të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin paraprak të javës së kaluar”-pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Shumica mbivotoi një pjesë më të vogël të eurodeputetëve të cilët nëpërmjet amendamenteve kërkuan njohjen e vendimit të Këshillit Evropian të dhënë më 17 tetor.

Kjo rezolutë e Parlamentit Evropian duhet të dorëzohet te kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, Këshilli dhe Komisioni Evropian, qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së si dhe qeveritë dhe parlamentet në Shkup dhe Tiranë./alsat/m

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME