Categories Lajme

Ishin gati për “luftë” me policinë, celula terroriste do të largohej nga Kosova pas sulmit, ja si i kishin ndarë rolet

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me organizatën terroriste iraniane që dyshohet se do të kryente akte terrorist në shqipëri. Celula, e cila përbëhej nga 12 persona në territorn Shqiptar, ishte përgatitur edhe për t’iu kundërpërgjigjur me armë forcave të rendit në rast se do të zbuloheshin.

Burime kofidenciale nga SHISH pohojnë se, atentatorët kishin si plan arratisje nga vendi ynë drejt Kosovës, pasi të kryenin aktetet terroriste. Personi që u monitorua e ndjekur në distancë ka qenë Alireza Neghashazadeh një ish-anëtar i “MEK”, I cili ka nënën e tij në kampmin e muxhahedinëve “Hashraf 3” në Manzë të Durrësit.

ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se Alireza ka ndihmuar më të dhëna krerët e regjimentit special të Gardës Revolucionare të Iranit ose të njohur ndryshe si Forcat “QUDS”.

Dyshimet janë se ish-anëtari i MEK ka siguruar foto dhe video nga brenda kampit të Muxhahedinëve në Manzë, nga ku mund të kryhej edhe akti terrorist në mars të 2018, kundër opozitës së në ekzil të Iranit. Veprimtaria terroriste e Alireza u zbulua edhe nga agjencitë ndërkombëtare ligjztuese, të cilët kishin faktuar edhe më herët lidhjet e tij me drejtuesin e trupave elitë “QUDS”, Peyman.

Për herë të fundit Alireza Neghashazade ka qenë në vendin tonë rreth 2 muaj më parë me pasaportë autstriake, ku dhe pse u ndalua dhe pyet nga forcat e antiterrorit të Policisë së Shtetit ai u la përsëri i lirë. Ndërkohë rol të rëndësishëm për realizimin e aktit terrorist që mbeti në tentative do të kishte edhe bosi heroinës Abduselam Turgut.

Shtetasi turk do të siguronte municionet luftarake dhe eksplozivin nëpërmjet lidhjeve me rrjetet kriminale që ka Shqipëri. Turgut, gjithashtu, kishte si drejtues Peyman, i cili kishte ideuar sulmin që mbeti në tentativë në kampin e Muxhahedinëve. Anëtari i katër që është nën hetim u identifikua si Melekzadeh.

Askush nga personat e celulës terroriste nuk është prangosur dhe ndodhet në vende të ndyrshme të, si Turqi, Iran apo Austri. Këtë arsye Policia e Shtetit i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME