Categories Lajme

Në gjyq me ish-partneren, Johnny Depp i ndodh ajo që nuk e kishte menduar kurrë: Vjen një tjetër grua dhe i jep lajmin e pabesueshëm

Një grua pretendoi se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj në një paraqitje të papritur dhe tronditëse gjatë ditës së njëzet e një të gjyqit të aktorit për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Megjithatë, e gjithë ngjarja duket se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një shaka.

Momenti ka ndodhur teksa gjykata ishte në prag të shtyrjes për pushimin e rregullt të mëngjesit. Kamerat ishin fikur dhe kështu nuk e kapën momentin, por gazetarët dhe fotografët ishin ende në sallën e gjyqit dhe u bënë dëshmitarë të asaj që ndodhi.

“Papritur, kjo grua … ngrihet në pjesën e pasme të sallës së gjyqit me fëmijën e saj dhe thotë “Johnny të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur”, -rrëfeu Angenette Levy, gazetare, duke shtuar se Depp iu drejtua gruas përpara se gjërat të bëheshin edhe më të çmendura. “Ajo e mbajti fëmijën dhe tha: “Ky fëmijë është i yti”, tha Levy. Gruaja më pas u nxor menjëherë nga gjykata.

“A po priste ajo me fëmijën në orën 1 për të hyrë në sallën e gjyqit? Nëse është kështu, kjo është një çështje më e madhe, “tha Weber, duke iu referuar faktit se individëve që përpiqen të hyjnë në gjyq u është dashur të presin orë të tëra përpara se të zhvillohen procedurat e çdo dite për të siguruar një vend në Gjykatë.

Në videon e ‘Law & Crime’, gruaja që bëri deklaratën mund të shihet larg në sfond me karrocën e saj të fëmijës duke folur me dikë, me sa duket për incidentin.

Gruaja më vonë tha se e gjithë kjo ishte një farsë. Ajo tha se e diskutoi skenën e saj të planifikuar me bashkëshortin e saj. “Ata menduan se ishte një shaka dhe menduan se do të ishte qesharake. Johnny Depp nuk ka një fëmijë të tretë”.-tha Levy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME