Categories Lajme

Në gjyq për ndotjen e lumit. Banorë të Fierit kërkojnë të ndalet ndotja e Lumit Gjanica

Pas dhjetra ankesave dhe protestave për ndotjen e Lumit Gjanica, 3 banorë nga Patos Fier kanë vendosur të hapin betejë gjyqësore me autoritetet, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për rehabilitimin e lumit, por edhe sekuestrimin e operatorëve që po kryejnë ndotjen.Shtetasit Bashkim Hasanbashaj, Feim Kalemaj dhe Lefter Arapaj i kërkojnë Gjykatës Administrative që të detyrojë Inspektoratin Shtetëror që të ndërhyjë dhe të sigurojë kontroll efektiv të Gjanicës nga ndotjet.

Në funksion të gjykimit janë bashkëngjitur dokumenta të shumta shtetërore, por ç’është më e rëndësishme, me pretendimin se një mjedis i ndotur është rrezik për shëndetin, banorët kanë radhitur edhe statistikat shtetërore për sëmundjet e popullatës gjatë vitit 2017 në Qarkun e Fierit.

Nga të dhënat e dorëzuara nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Fier, vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2017 janë regjistruar me probleme shëndetësore 391 shtetas për sëmundje onkologjike, endokrine dhe të frymëmarrjes.

Tre paditësit përfaqësohen falas në gjykim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që shton në kërkesë edhe raportin e monitorimit të KSHH-së, në të cilin tregohet se ndotja është alarmante, veçanërisht në Mallakastër dhe Fier.

Burimet e ndotjes, thotë raporti, vijnë nga operatorët që përpunojnë hidrokarburet në këtë zonë.

Banorët u kanë lënë mbi tryezë gjyqtarëve edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht çështja Guerra kundër Italisë dhe Lopez Ostra kundër Spanjës, në të cilën GJEDNJ shprehet qartë se ndotja e rëndë e mjedisit ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, por edhe i ndalon ata të gëzojnë jetën private si edhe shtëpitë e tyre.

GJEDNJ vlerëson më tej se shteti duhet të ndërhyjë me rregulla të qarta për mjedisin në mënyrë që jeta e qytetarëve mos të rrezikohet. Në fakt, në këtë rrezik gjenden banorët që i janë drejtuar Gjykatës Administrative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME