Categories Lajme

Tha se do blinte shtëpi në Tiranë, kinezes bose i sekuestrohen 4 llogari bankare

Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro ndaj 4 llogarive bankare të Tina Deng, shtetase kineze nga Guandongu. Ajo jeton në Tiranë dhe përfaqëson një kompani.

Brenda një kohe të shkurtër, Tina Dengut iu kaluan transferta të mëdha në bankë nga një llogari në Hong Kong.

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se po ndodh një skemë pastrimi parash.

Tina Deng rezulton me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri që prej vitit 2018. Sistemi TIMS tregon se ajo ka hyrë në vendin tonë së fundmi në janar 2019 dhe nuk ka dalë më. Prokuroria i ka bërë thirrje për ta pyetur, por 47-vjeçarja nuk është paraqitur as në polici dhe as në prokurori,shkruan Tch.

Fillimisht, shtetasja ka thënë që do të blinte shtëpi këtu, por hetimet tregojnë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Eurot i janë hedhur nga kompania “Jiageng Moldings Parts” me argumentin se do të ofronte shërbime konsulence për 5 vjet. Në kontratat për shërbim, konsultimi nuk ka asnjë datë apo të dhënë dhe për këtë arsye dyshohet që është kontratë fiktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME