Categories Teknologji

Në Instagram nuk do të ketë më ngacmues, komentet e padëshiruara mund të ‘errësohen’

Instagrami i ka shpallur luftë bullizmit prej kohësh edhe pse ngacmimet dhe fyerjet po ndotin prej kohësh këtë rrjetë social. “Ne nuk mund ta lëmë çështjen të zgjidhet vetë,” tha në qershor numri një, Adam Mosseri, duke filluar një fushatë kundër ngacmimit. Pastaj ai citoi Selena Gomez, e cila, në prag të depresionit, u detyrua të eleminonte aplikacionin nga smartphoni i saj, pas një ‘stuhie’ sulmesh dhe kritikash.Instagram, pasi bëri dizaktiv opcionin ‘Like’ për përdoruesit me problem mendore, sapo ka aktivizuar një veçori të re që mendohet se do ti vërë ‘fre’ bullizmit. Opcion mburojë quhet “Silenzia” dhe ju lejon të përjashtoni komentet e padëshiruara nga profili juaj duke i aktivizuar ato vetëm nëse vendosim t’i ‘aprovojmë’ ato, dhe duke ruajtur anonimatin.

Opcioni “Silenzia” na mbron gjithashtu nga ata që ‘spiunojnë’ apo ‘përndjekin’ aktivitetin tonë në rrjet. “Silenzia” do na jape mundësinë të mos na shohin edhe kur jemi aktiv në mediat sociale ose edhe kur kemi lexuar mesazhet e ngacmuesve.

Për të ‘heshtur’ dikë, thjesht lëvizni mesazhin në të majtë ose aktivizoni funksionin në ‘Privacy’, ose direkt nga llogaria e personit që synojmë të “errësojmë”.

Ata që kanë pësuar ngacmim verbal të paktën një herë në internet, gjithashtu e dinë se sa e vështirë është t’i fshehësh mesazhet sulmuese. Kjo është arsyeja pse “Silenzia” e Instagramit do tju lejojë të filtroni përmbajtjen.

Megjithatë ky opcion nuk na mbron dot nga ata që na urrejnë po të paktën prish një hallkë në zinxhirin që na ka bërë skllevër të veprave të të tjerëve.

Opcioni “Silenzia” nuk do të na privojë nga leximi apo mbërritja e mesazheve të personave të dëshirueshëm nga ne.

Lëvizja e re në Instagram për të çarmatosur urrejtësit, u vu ‘në duart’ e inteligjencës artificiale muaj më parë, me rezultate shumë të mira.

Tani do të jetë në fakt vetë sistemi që t’i sinjalizojë personin përgjegjës që mesazhi i tij nuk mund të publikohet pasi konsiderohet fyes.

Numri Një i Instagramit Adam Mosser, tha se “Kjo u jep njerëzve mundësinë që të reflektojnë dhe anulojnë komentet e tyre dhe parandalon marrësin të marrë njoftimin për komentin.

Testet e para të kryera për këtë funksionaliteti, kanë nxjerrë përfundimin se shumë njerëz të testuar kanë anuluar komentet e tyre bulliste, edhe pse i kanë menduar ato. I.C./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME