Categories Lajme

Në Itali me avion, më pas puna si prostitutë/ Si u zbulua plani i katërshes që tentoi të trafikojë 30-vjeçaren

Mbrëmjen e 5 Tetorit 2019, një e re dhe një 40-vjeçar nga Tirana, tentuan të imbarkoheshin nga Rinasi, në një fluturim me destinacion Italinë. Qëllimi ishte shfrytëzimi i 30-vjeçares nga Fieri për prostitucion në vendin fqinjë. Megjithatë, kjo u arrit të zbulohej nga policia para se të kalonin kontrollet në aeroport dhe 40-vjeçari nga Tirana me iniciale E.Ç. u vu në pranga. Hetimet zbuluan se i arrestuari veproi në bashkëpunim me tre persona të tjerë të cilët u shpallën në kërkim. Këtë të martë, Policia e Tiranës njoftoi vënien në pranga të njërit prej tyre.

Arrestimi

“Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: A.Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01 Nëntor 2019, i ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 06 Tetor 2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit”, njoftoi policia.

Si u pikas qëllimi kriminal

Kanë qenë deklaratat e vajzës ato që mbrëmjen e 5 Tetorit zbuluan qëllimin kriminal.

Burime policore bënë me dije se shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë intervistimit të 30-vjeçares nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e të resë për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Tiranë, që morën në dorë çështjen.

Arrestimi i shoqëruesit

Ndërkohë, 40-vjeçari E.Ç., i cili do shoqëronte 30-vjeçaren drejt Italisë, në momentin që ka parë bllokimin e vajzës, ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e tre shtetasve A.Ç., R. Xh., dhe K. Q., një prej të cilëve u vu më pas në pranga.

Të katërt personat, nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe kështu mbrëmjen e 5 Tetorit organizuan trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Trafik që mbeti në tentativë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME