Mësimi në distancë në Itali, duket se ka shpëtuar ripërsëritjen e vitit shkollor. Ministrja e Arsimit ka deklaruar se shkollat nuk do të rihapen në muajin maj, ndonëse një ide e tillë ishte në pikëpyetje. Për të, do të ishte me mjaft rrezik heqja e bllokimit të shkollave.
Ditët e fundit duket sikur në Itali ka rënë numri i personave të vdekur. Rënia e mprehtë e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv, rritja e numrit të të shëruarve dhe niveli i infeksioneve të reja janë duke u ulur. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 525 viktima nga koronavirusi. Autoritetet raportuan edhe për 3786 raste të reja pozitiv nga Covid-19.